Një femër është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj në Gjilan.
E njëjta ishte në vendin e saj të punës.
Policia, përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Gjilan 05.07.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa viktima femër kosovare ishte në orarin e punës ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport./Front Online