Një grua në Gjilan ka raportuar se sa ishte duke u kthyer në shtëpi ka hipur në një veturë TAXI, ndërsa shoferi e ka dërguar në një vend të panjohur.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“DHUNIM: Gjilan 18.04.2023-05:15.Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.