Një person në Gjilan ka raportuar në Polici se dikush i ka hyrë në banesë dhe ia ka vjedhur disa para të gatshme.
Sipas tij, banesa ka qenë e mbyllur dhe dyshohet se hajni ka hyrë me çelës pasi që dera nuk është dëmtuar dhe është gjetur prapë e mbyllur.
“VJEDHJE E RËNDË | Gjilan 28.12.2022 – NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga banesa e tij i janë vjedhur para të gatshme. Sipas viktimës banesa ka qenë e mbyllur dhe dyshohet se i dyshuari ka hyrë me qelës pasi qe dera nuk është dëmtuar dhe prapë është gjetur e mbyllur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.