Një person është arrestuar të mërkurën në fshatin Livoç i Epërm në Gjilan, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua shtetase e Bullgarisë.
Sipas policisë, si pasojë e rrahjes viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Livoç i Epërm, Gjilan 13.04.2022 – 05:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Bullgarisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline