Policia ka njoftuar se një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person në Gjilan.
Sipas viktimës, për rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet.
“SULM SEKSUAL- Gjilan / 29.12.2024-22:30. Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime.”