Një mjek është sulmuar fizikisht nga dy persona në Gjilan, duke i shkaktuar lëndime, për shkak të dyshimit për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Polica ka arrestuar dy personat e dyshuar, si dhe mjekun, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
Mjeku po ashtu ka pranuar tretman mjekësor, njofton policia.
Rasti ka ndodhur rreth mesditë, në rrugën “Mulla Idrizi”.
Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.