Policia e ka arrestuar një person në Gjilan i cili dyshohet se e ka rrahur nënën e tij.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00.
Sipas policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE/Gjilan 06.02.2023 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.