Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me datën 22.08.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e me inicialet H.Q. i lindur në vitin 1987.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve” me dënim burgimi prej 14 muajsh e pesëmbëdhjetë ditë.
Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”.