×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilan, aktakuzë ndaj tre personave për vra*sje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të pandehurve N.H., N.B. dhe A.B.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri N.H., më 8 Gusht 2024, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B., duke rrezikuar edhe persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtin vend, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje për blerjen e një prone, me armë automatike gjuan drejt tyre, me ç’rast të pandehurit N.B., i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

    Ndërsa, të pandehurit A.B. lëndime të lehta trupore, ku me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”. I njëjti po ashtu akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armë zjarri të markës AK-47.

    Në njoftimin e prokurorisë thuhet se i pandehuri N.B., në datën dhe vendin e lartcekur, ka tentuar ta privoj nga jeta të pandehurin N.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarës V.H., e cila ishte në të njëjtin vend, ashtu që me armë zjarri gjuan në drejtim të tij, por nuk arrin që ta qëllojë, ku me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

    Gjithashtu, i njëjti akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armën e zjarrit të markës SIG 14.

    Ndërsa, i pandehuri A.B., akuzohet për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një pushkë gjuetie e markës CIF-San, të cilën e posedonte pa leje valide.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Analisti politik, i cila ka çasje të afërt me pushtetin aktual, Gazmir Raci, për FrontOnline, e konsideron si korrekt njoftimin e Ambasadës...
    Kronika30 Tetor 2024
    Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Josep Borrell, shefi i Politikës së Jashtme, ka folur për Planin e Zgjerimit të BE-së për vitin 2025, duke përmendur si pjesë...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Sekretari i Degëve për Jashtë në LDK, Sokol Haliti, për FrontOnline, ka komentuar publikimin nga Ambasada e Kosovës në Austri, për një...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i tronditur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë. Ai ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave....
    Vip30 Tetor 2024
    Diana, Bay T e Gresa, kanë vazhduar mllefin e tyre ndaj Xhenetës, për situatën e shkaktuar mbrëmë nga ajo. Madje, gjithë acarimin...
    Vip30 Tetor 2024
    Bay T ka ngelur e befasuar me veprimet e Gjestit pas rastit të mbrëmshëm, kaos të cilin e shkaktoi Xheneta kur banorët...
    Vip30 Tetor 2024
    Drenusha dhe Gresa i kanë vazhduar edhe sot debatet mes tyre me tone të larta. Drenusha i tha Gresës që edhe Besforti...
    Vip30 Tetor 2024
    Mevlani dhe Rezi kanë diskutuar me Xuxin sa i përket ngjarjeve të fundit. Mevlani ia shpjegoi Xuxit se pse reagoi në mbrojtje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.