Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka vazhduar të premten me seanca stërvitore në prag të ndeshjeve të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022”, përcjell FrontOnline.
Për ndeshjet ndaj Qipros, Luksemburgut e Portugalisë pritet shumë prej Mirela Gjikokajt, njërës prej hendbollisteve të para që kanë ardhur në përfaqësuese nga vendet evropiane.
Gjikokaj në edicionin e ri do të luajë në elitën norvegjeze.
“Po punojmë mirë dhe përgatitjet po ecin sipas planit. Na presin ndeshje të vështira, por duhet të japim maksimumin për sukses. Vetëm me angazhim maksimal është i mundur suksesi. Pres që ndeshja ndaj Portugalisë të vendos për pozitën e parë, por angazhimi duhet të jetë maksimal edhe në dy ndeshjet tjera”, ka theksuar Mirela Gjikokaj pas stërvitjes së dytë të premten./FrontOnline/