Kryeredaktori i portalit “FrontOnline” Lavdim Hamidi ka reaguar ndaj reperit kosovar i njohur si Gjiko, pas padisë që ky i fundit ka bërë ndaj mediave online lidhur me raportimin që ai dyshohet se ka dhunuar një të mitur.
Hamidi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se faktet për të vërtetën do të prezantohen në Gjykatë duke i cilësuar si të tmerrshme akuzat që iu janë bërë Gjikos.
Në media është publikuar një aktakuzë ndaj Gjikos, ku ai akuzohet se ka dhunuar një të mitur. Javën që shkoi, mediat raportuan se kanë nisur të mbahen seanca gjyqësore për këtë rast. Sot, Gjiko ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij dhe ka paditur mediat.
Hamidi shkruan se nga ajo çfarë shkruan në aktakuzë dhe mos me shku në burg kjo ndodh vetëm në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Aktakuza kundër këngëtarit Gjiko është e tmerrshme! Çfarë shkruan aty e mos me shku asnjë ditë në burg vetëm në Kosovë ndodhë.
Janë 6 vepra penale me një dokument disa faqësh.
Edhe më keq shkon i paguan avokatët me u bo padi medieve.
Unë nuk po mundem me lexu se çka shkruan aty, se çka kanë bërë me një vajzë të mitur! Megjithatë faktet do të prezantohen në Gjykatë.
Vjen reagimi i Gjikos pas akuzave për dhunim: Nuk kam dhunuar askënd, çdo gjë është e sajuar!