Pasi u bë viral dhe u bullizua profesori nga Vushtrria, Lulzim Paci, mbështetja ndaj tij po shtohet.
Derisa filluan sfidën “ProfaChallenge”, ku po shfaqen artistë të shumtë duke vallëzuar , së fundi ka reaguar edhe reperi Gjiko.
Artisti ka postuar disa video ku është shprehur në mbështetje të profesorit me shumë fjalë motivuese.
Asdren Gjikolli(emri i vërtet), mes tjerash thotë se është e padrejtë që t’i shkatërrohet jeta e dikujt veç që e ka shprehur talentin apo dëshirën për vallëzim.
“Përshëndetje të gjithëve deshta të flas për një temë që më preku shumë që e pashë një lajm për një profesor, Lulzim Paci, që e paska bërë një video duke kërcyer me vallëzim kombëtar popullor në banesë të vet e që e paska publikuar në TikTok dhe që të gjithë e paskan bullizuar. Për mua është shumë e padrejtë që t’ia shkatërrojmë jetën dikujt vetëm përse e ka shprehur talentin e vet, dëshirën e vet për të kërcyer, njeriu është profesor”, u shpreh Gjiko.
“Andaj iu kisha lutur të gjithëve para se të bëjnë shaka me dikë në internet, duhet të mendojmë se si ishit ndjerë që të bëj shaka dikush me juve. Për çka, për asgjë hiç. Meshkujt dhe femrat bëjnë lloj lloj gjeste nëpër TikTok-a Instagrama edhe është në rregull. Kur çohet në njeri intelektual për me tregu një talent të vetin një dashuri të veten që e ka për një art, a ndonjë talent për vallëzim koka krim. Për mua si shoqëri nuk kalon kjo gjë. Është shumë keq”, shtoi tutje.