Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me nofkën artistike Gjiko, sot do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi që akuzohet se në korrik të vitit 2015 ka dhunuar një të mitur.
Front Online ka publikuar të mërkurën aktakuzën e vitit 2017, sipas së cilës Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve. Me të njëjtën ai ka kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Front Online e ka publikuar të plotë aktakuzën e ngritur ndaj këngëtarit Gjiko nga prokurorja Sebahate Hoxha.
Reperi Gjiko të premten del para Gjykatës, akuzohet për dhunim (Dokument)