Fidan Aliti mund t’i jap fund aventurës me Zurichun në afatin kalimtar veror.
Mbrojtësi shqiptar u transferua te Zurichu në huazim nga Kalmari, por aventura e tij te skuadra helvetike mund të marrë fund, shkruan FrontOnline.
Kampioni i Turqisë, Beshiktashi ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës.
“Hurriyet” raporton se ka interesim nga klubi prej Stambollit për Alitin.
Demagoj Vida pritet të largohet nga klubi turk këtë verë, andaj Aliti shihet si zëvendësuesi ideal i tij.
27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje në Superligën e Zvicrës me Zurichun, ku ka të shënuar edhe një gol./FrontOnline/