Ai ka ritëm të lartë, forcë dhe shënon gola , gjë që tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.
Megjithatë, futbollisti 27-vjeçar ka theksuar tashmë se i pëlqen stadiumi “Giuseppe Meazza”, por kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe do të tentojnë të ndryshojnë qëndrim.
Calciomercato.com shkruan se Liverpooli planifikon t’i ofrojë francezit një pagë dukshëm më të lartë se ajo që merr aktualisht te Interi, e cila shkon në 6 milionë euro në sezon.
Nëse Reds do të binin dakord me Thuramin, do të duhej të aktivizonin klauzolën e blerjes në kontratën e tij, e cila shkon në 85 milionë euro.
Sulmuesi thuhet se është gati të qëndrojë në Inter, përveç nëse klubi vendos të fitojë nga shtija e tij. /Telegrafi/