-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjetja e 11 personave të zhduk`ur gjatë luf*tës, Kurti: Dëshmi e krimev’e çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

    FrontOnline
    19 Mars 2025

    Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas zbulimit të një varreze masive në Bishtazhin, ku janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të 11 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    “Pas 26 pranverash në pritje e ankth të familjeve, 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin. Pas masakrës në Kralan, forcat shtetërore të Serbisë i kishin rrëmbyer dhe groposur në varreza masive, në përpjekje që t’i zhdukin, bashkë me dëshmitë e krimeve,” deklaroi Kurti.

    Ai rikujtoi se më 2 prill 1999, forcat serbe grumbulluan me dhunë qindra burra dhe djem shqiptarë në një fushë në Kralan, ku i mbajtën nën tortura të vazhdueshme, pa ujë dhe ushqim për dy ditë.
    Më 4 prill, 86 burra dhe djem, përfshirë 11 të mitur, u ndaluan dhe që nga ajo ditë nuk u panë më të gjallë.

    Disa prej tyre më vonë u gjetën në afërsi të liqenit Peruqac në Serbi, ndërsa pas zhvarrosjes nga Bishtazhini, autoritetet serbe i rrëmbyen përsëri kufomat.

    Pas 26 vitesh, në këtë varrezë masive janë identifikuar:

    Adem Gashi

    Sahit Gashi

    Bekim Hasani

    Sheremet Ismajli

    Mentor Myrtaj

    Osman Fejza

    Shkelzen Hajdaraj

    Bekim Gashi

    Sabedin Kryeziu

    Mentor Kryeziu

    Vehbi Halilaj

    Kurti e quajti këtë një dëshmi të krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, duke shtuar se është e vështirë të gjenden fjalë që mund të ngushëllojnë familjarët e viktimave.

    Ai theksoi rëndësinë e mosharresës dhe domosdoshmërinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të vërtetën dhe drejtësinë.

    “Jemi pranë familjeve, me gjithë përkrahjen e mundshme, në këtë rrugëtim të vështirë të dhembjes dhe kujtesës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të dashurit tanë që sakrifikuan jetën për lirinë që ne e gëzojmë. Lavdi!” përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë një njoftim për intevernimet. Në njoftimin e bërë në Facebook thuhet se ekipet e mirëmbajtjes...
    Lajme20 Mars 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka shkuar për ngushëllime te familja Thaçi në Skenderaj. Bashkë me të ka qenë edhe nënkryetari i...
    Lajme20 Mars 2025
    63 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku prej tyre 25 kanë qenë me të lënduar,...
    Të tjera
    Kronika20 Mars 2025
    Një person në Prizren ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur ari, para dhe...
    Kronika20 Mars 2025
    Një person, pronar i një kompanie, ka njoftuar policinë se më 14 mars kishte rënë pre e një mashtrimit kompjuterik lidhur me...
    Kronika20 Mars 2025
    Një grua është kanosur nga djali i saj në Prishtinë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. I dyshuari është arrestuar...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryetari i Sektorit  privat, Jusuf Azemi,  ka deklaruar se kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike prej 15% do të ketë pasoja...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se ngritja e çmimit të energjisë elektrike prej 15% ka...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Në Koçan të Maqedonisë së Veriut në një hapësirë të veçantë pranë varrezave të qytetit po hapen varret masive për viktimat nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.