Ngjarja u regjistrua në Venecia të Italisë, ku një ish-sindikalist dhe militant komunist tashmë në pension, Francesco Di Cataldo, gjeti një pako me 200 euro dhe një biletë që pranonte vjedhjen, në kutinë postare.
Sipas viktimës, hajduti, i cili mbeti anonim, duhej të ishte një nga shumë shokët e partisë që frekuentonin shtëpinë e tij në atë kohë.
Ai e fali hajdutin që i kishte vjedhur të gjithë pagën në fund të viteve 1970.
Kur u kthye në shtëpi, Di Cataldo gjeti një surprizë të këndshme: 200 euro – ekuivalenti aktual i pagës në atë kohë, 400 mijë lireta – dhe një shënim ku shkruhej: “Shumë vite më parë, kur jetonit pranë mbikalimit të Mestre, ju vodhën paratë. Kjo është shifra përkatëse”.