Sulmi në zemër i Christian Eriksenit mori gjithë vëmendjen në ditën e djeshme në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Mesfushori i Danimarkës pësoi sulm kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën, derisa pas reagimit të shpejt të mjekëve, gjendja e tij tashmë është stabile, raporton FrontOnline.
Mesazh për shërim të shpejtë Eriksenit i ka dërguar edhe futbollisti i akademisë së Ballkanit, Leo Bylykbashi.
Ballkani ka publikuar një fotografi të Bylykbashit, në fanellën e të cilit është shkruar emri i Eriksenit./FrontOnline/
https://www.facebook.com/fcballkani/photos/a.1872570076314035/2932474363656929