Gjesti dhe Albos kanë prezantuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.
Këngëtarët e njohur kanë publikuar këngën e re të titulluar “Prap t’thirri”, e cila është finalizuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga Gjesti, Albos dhe Voca, kurse për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Granit Gashi.
Producimi ndërkaq është bërë nga Albos me video të kompletuar nga produksioni, Imagine.