Qeveria gjermane shpalli sot Kroacinë, Slloveninë, Hungarinë, Bullgarinë dhe Qipron, si zona me rrezik të lartë për COVID-19, që do të thotë se udhëtarët që hyjnë në Gjermani nga ato rajone do të duhet t’i nënshtrohen një karantine, nëse nuk mund të paraqesin një rezultat negativ testi COVID-19 të kohëve të fundit.
Pothuajse e gjithë Austria është shtuar në listën e zonave me rrezik të lartë, duke përjashtuar vetëm dy rajone të vogla, raporton ATSh.
Për Italinë, rregullat janë zgjeruar për të mbuluar pothuajse të gjithë vendin.