×
  • Auto
  • Auto

    Gjermania vendos ti ndalojë gomat M+S

    FrontOnline
    25 Nëntor 2023

    Nga tetori i vitit të ardhshëm, gjatë sezonës së dimrit në Gjermani, vozitësit nuk do të lejohen më të vozisin veturat me gomat që kanë vetëm simbolin M+S, transmeton FrontOnline.

    Për një kohë të gjatë, gomat e përshtatshme për kushtet e dimrit mund të njiheshin edhe me emërtimin M+S, që do të thotë “baltë dhe borë”.

    Edhe pse në pamje të parë duket se këto goma janë të përshtatshme edhe për kushtet e dimrit, gjermanët duket se nuk mendojnë më kështu.

    Arsyeja mund të jetë se simboli nuk ishte i mbrojtur ligjërisht, kështu që nuk u kryen ndonjëherë teste të veçanta për karakteristikat e këtyre gomave.

    Në vitin 2018, vetëm simboli Alpin përdoret për të përcaktuar gomat e dimrit dhe “të gjithë sezonit”.

    Edhe pse gomat M+S nuk janë shitur prej disa kohësh, ato ende përdoren në një numër të madh të veturave.

    Nëse goma ka edhe shenjën M+S dhe “simbolin alpin” (si në foton e kopertinës), ajo mund të përdoret.

    Ata që vozisin me goma që kanë vetëm shenjën M+S rrezikojnë gjobën prej 60 euro dhe në rast aksidenti gjoba mund të jetë 120 euro./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto22 Korrik 2025
    Mercedes-Benz ka nisur “një tërheqje globale nga tregu” për rreth 223,000 furgonë për shkak të mundësisë së defektit në airbag-un e shoferit,...
    Auto21 Korrik 2025
    Hyundai po nis një ofensivë të plotë me SUV-in elektrik “tre-rreshtësh” IONIQ 9, i cili tani po eksportohet masivisht në SHBA, Evropë...
    Auto18 Korrik 2025
    Kia në Indi prezantoi një veturë të re elektrike. Bëhet fjalë për një SUV me shtatë vende. Carens Clavis është zhvilluar në...
    Të tjera
    Lajme23 Korrik 2025
    Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka folur rreth synimeve gjatë mandatit të tij nëse arrijnë të zgjedhet në...
    Bota/Rajoni23 Korrik 2025
    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në një opinion historik këshillues më 23 korrik tha se shtetet mund të jenë në shkelje të...
    Lajme23 Korrik 2025
    Ngërçi politik në vend po thellohet gjithnjë e më shumë dhe, sipas deputetit të AAK-së, Lahi Brahimaj, nëse mbahen edhe 51 seanca...
    Lajme23 Korrik 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kritikave të shumta që deputetja Ganimete Musliu ka marrë pas ngjarjes së sotme në...
    Lajme23 Korrik 2025
    Teuta Rugova, e bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është kurorëzuar sot me Agron Xheloshajn, djalin e politikanit shqiptar në Mal të Zi,...
    Lajme23 Korrik 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën në rigjykimin e rastit të njohur si “53-milionëshi”, Pal Lekaj, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.