×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania thotë se ka dëbuar “shumë” agjentë rusë

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Berlini tha më 23 prill se së voni ka dëbuar “shumë” agjentë rusë, teksa Gjermania po përballet me kërcënim në rritje nga akte të sabotimit, të udhëhequra nga Moska.

    Autoritetet gjermane “po bëjnë gjithçka që munden për të luftuar spiunazhin rus, sabotimin dhe sulmet kibernetike”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Sonja Kock, gjatë një konference për media.

    Shërbimet ruse të inteligjencës që veprojnë në Gjermani janë “dobësuar së fundi nga dëbimi i shumë agjentëve”, tha Kock, pa dhënë një numër të saktë apo se kur saktësisht kanë ndodhur këto dëbime.

    Deklaratat e saj erdhën pasi mediat gjermane raportuan se besohet që shërbimet ruse të inteligjencës kanë punësuar operativë të nivelit të ulët, lidhur me një komplot për të vendosur pajisje shpërthyese në avionë transportues të DHL-së.

    Sipas gazetës Sueddeutsche Zeitung dhe transmetuesve publikë WDR dhe NDR, këta agjentë nuk kishin asnjë pozitë brenda shërbimeve të sigurisë dhe zakonisht rekrutoheshin përmes aplikacioneve të mesazheve për të kryer operacione në këmbim të parave.

    Hetimi mbi “akte të mundshme sabotimi me pajisje shpërthyese në pakot e DHL-së po vazhdon me intensitet”, tha Kock, duke mos dhënë më shumë detaje.

    Një incident në korrik të vitit të kaluar, në të cilin disa pako shpërthyen në depot e DHL-së në Gjermani dhe Britani, është përshkruar nga kreu i inteligjencës së brendshme gjermane, Thomas Haldenwang, si një “aksident me fat”, për shkak se kishte impakt të kufizuar.

    Duke dëshmuar para një komisioni parlamentar në tetor, Haldenwang kishte thënë se “një avion do të rrëzohej”nëse pakot do të kishin shpërthyer gjatë fluturimit.

    Kock deklaroi të mërkurën se “rreziku i sabotimeve… është rritur ndjeshëm në Gjermani që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.

    Ajo shtoi se autoritetet gjermane po monitorojnë përpjekjet e inteligjencës ruse për të “rekrutuar njerëz në këmbim të pagesës”./rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 11 majit nuk njihen nga opozita. Në një...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet publike të hapura ku mund të jenë të pranishëm fëmijët, duke...
    Të tjera
    Sport30 Maj 2025
    Trajneri Antonio Conte ka vendosur që të vazhdojë me Napolin edhe për një sezon. Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, gjithçka është dakordësuar...
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate,...
    Lifestyle30 Maj 2025
    Qershori i vitit 2025 pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe përvoja të forta emocionale për dy shenja të zodiakut. Astrologët parashikojnë...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një gjykatë federale e apelit ka pezulluar vendimin e Gjykatës së Tregtisë Ndërkombëtare të së mërkurës në mbrëmje, i cili bllokoi tarifat...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka vlerësuar se vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes populiste dhe të brishtë të...
    Ekonomi30 Maj 2025
    Hiç më pak se 830 milionë euro vlerësohet se arrin shuma e përgjithshme e projekteve ndërkombëtare të pezulluara ose të ndërprera në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.