Gjermania ka rënë dakord të sigurojë 563 milionë euro ndihmë shtesë për të mbijetuarit e Holokaustit, disa prej të cilëve po luftojnë mes pandemisë.
Konferenca e Kërkesave – e cila negocion kompensimin në emër të atyre që u persekutuan nga nazistët – tha se dy pagesa prej 1,200 eurove do të jepen për një periudhë dy-vjeçare, duke filluar nga 1 dhjetori i këtij vitit, raporton BBC.
Financimi do të shkojë për kujdesin e 83 mijë të mbijetuar të Holokaustit. Konferenca e Kërkesave gjithashtu ndihmon 70 mijë persona që kanë nevojë për ushqim, ilaçe dhe shërbime të tjera.
“Pandemia ka prekur negativisht të moshuarit dhe të mbijetuarit që janë përballur me pengesa shëndetësore, emocionale dhe financiare”, njoftoi shteti gjerman duke shtuar se “Një popullsi e konsiderueshme e të mbijetuarve, veçanërisht ata në ish-Bashkimin Sovjetik, jetojnë në varfëri dhe coronavirusi vetëm ka përkeqësuar situatën e tyre ekonomike”.
Gjermania nuk ka komentuar publikisht negociatat që nga viti 1952, ku vendi ka kontribuar më shumë se 80 miliardë dollarë për pensionet dhe ndihmat sociale për hebrenjtë që u persekutuan nën regjimin nazist.