×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania i ka shitur armë Turqisë në vlerë 522 milionë euro që nga viti 2002

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Nga viti 2002 Gjermania ka miratuar shitjen e armëve me vlerë 522 milionë euro në Turqi, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë ndaj një pyetjeje nga e majta, raporton “Aljazeera”.

    Mallrat e shitura mund të përdoren për të ndërtuar dhe armatosur anije luftarake, tregojnë dokumentet. Sipas këtij informacioni, pothuajse 128.8 milionë euro mallra shkuan për nëndetëse.

    Një shitje e tillë është e diskutueshme për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme midis dy anëtarëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, rreth kërkimit të gazit natyror në Mesdheun Lindor. Qeveria federale gjermane deri më tani ka parandaluar eksportimin e vetëm atyre armëve në Turqi, që mund të përdoreshin për luftën në Siri.

    Shitjet për flotën detare janë ende duke u aprovuar, kështu që qeveria greke i ka bërë thirrje Berlinit të ndalojë së bëri atë.

    Nikos Dendias, ministri i Jashtëm grek, deklaroi të dielën për gazetën “Welt am Sonntag” se “Greqia është nën kërcënimin e armëve gjermane në duart e Turqisë”.

    “Mos i jepni Turqisë diçka që mund të destabilizojë të gjithë Mesdheun Lindor”, shtoi Dendias, duke iu referuar ndërtimit të gjashtë nëndetëseve, në të cilat përfshihet edhe kompania gjermane “ThyssenKrupp”.

    Ky projekt është kritikuar gjithnjë e më shumë për përshkallëzimin e konfliktit në Mesdhe.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping është zotuar të punojë me presidentin e ardhshëm Donald Trump në takimin e tij të fundit me liderin...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.