×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania i bën thirrje Serbisë t’i rishqyrtojë projektligjet për Kosovën, Rohde: Përbën shkelje të obligimeve

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania i ka kërkuar Serbisë që të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit të veprave penale.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë një postim të Zyrës së Jashtme Gjermane e cila mes tjerash ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit nga të dyja palët.

    Kjo zyrë ka kërkuar nga Serbia rishqyrtimin e projektligjit të Serbisë.

    “I kërkojmë Serbisë të rishqyrtojë. Të dy vendet Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë ASMM”, thuhet në kërkesën e tyre të publikuar në platformën X.

    Sipas Rohdes i cili ka shpërndarë këtë kërkesë, një veprim i tillë i Serbisë përbën shkelje të qartë të obligimeve të dialogut.

    “Gjermania i kërkon Serbisë të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit të veprave penale pasi kjo do të përbënte shkelje të qartë të obligimeve të Dialogut”, ka shkruar ambasadori.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje të hënën. Duke filluar nga ora 11:00, është paraparë të trajtohen pikat e rendit të...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet se i akuzuari për krime lufte, Millosh Pleskoviq, ka...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    6 të arrestuar për fajde në Prizren e Suharekë, 3 të arrestuar për narkotikë, 1 për arsenal armësh, municion e uniforma në...
    Lajme01 Nëntor 2024
    ‘’Do të marrim shumë, shumë vota. Qytetarët po na thonë e keni edhe një mandat të sigurt’’ në këtë formë sigurie po...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se më 3 nëntor para stacionit të policisë në Medvegjë do të organizohet...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë tha se projektligjet e miratuara së voni për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe për ta...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ditë më parë është raportuar për një sondazh të brendshëm të VV-së e ku u tha se kjo parti nuk qëndron mirë...
    Opinione01 Nëntor 2024
    Burimi: The Financial Times, Martin Wolf. Çfarë do të nënkuptonte për ShBA-në dhe për botën rikthimi i Donald Trumpit? Optimistët mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.