×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania drejt rregullave lehtësuese për marrjen e shtetësisë

    FrontOnline
    26 Nëntor 2022

    Qeveria social liberale e Gjermanisë po bën përpara me planet për të lehtësuar rregullat për marrjen e shtetësisë, një përpjekje që po kundërshtohet nga opozita konservatore.

    Kancelari OIaf Scholz tha në një video-mesazh të shpërndarë të shtunën se Gjermania është shndërruar prej kohësh në vendin e shpresës për shumë njerëz dhe është një gjë e mirë, kur ata që kanë hedhur rrënjë në këtë vend, vendosin të marrin nënshtetësinë.
    “Gjermania ka nevojë për rregulla më të mira për marrjen e shtetësisë nga të gjithë këta gra e burra të shkëlqyer“, tha zoti Scholz.

    Rishikimi i rregullave të shtetësisë është një prej një serie reformash modernizuese që koalicioni tre-partiak i përbërë nga socialdemokratët e qendrës së majtë të zotit Scholz, të gjelbrit ambientalistë dhe demokratët e lirë pro-biznesit, ra dakord të trajtojë kur mori detyrën dhjetorin e kaluar. Ministria e Brendshme tha të premten se projektligji është pothuajse gati.

    Sipas rregullave të reja një person do të gëzojë të drejtën për të marrë shtetësinë gjermane pas pesë vjetësh, ose tre në rast të atyre që cilësohen si “arritje të veçanta të integrimit”. Aktualisht për marrjen e shtetësisë duhen 8 vjet e në disa raste 6. Fëmijët e lindur në Gjermani do të bëhen automatikisht shtetas nëse njëri nga prindërit ka qenë banor i ligjshëm për pesë vjet.

    Qeveria po kërkon gjithashtu të heqë kufizimet për mbajtjen e shtetësisë së dyfishtë. Aktualisht shumica e personave nga vende të tjera, përveç atyre që janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe Zvicrës, duhet të heqin dorë nga shtetësia e tyre e mëparshme, kur të marrin shtetësinë gjermane, me vetëm disa përjashtime./voa

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kreu i diplomacisë amerikane e bëri të qartë të enjten se “kundërshton fuqishëm” vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Një 9-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Palasë-Dhërmi. Sipas njoftimit të policisë, i lënduar ka mbetur edhe...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë lamtumirën legjendës së mundjes Hulk Hogan, duke reaguar në rrjetet sociale pas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë lamtumirën legjendës së mundjes Hulk Hogan, duke reaguar në rrjetet sociale pas...
    Lajme25 Korrik 2025
    Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri...
    Lajme25 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese....
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot mbushen katërmbëdhjetë vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Negociatorët izraelitë dhe amerikanë kanë vendosur të tërhiqen nga bisedimet për armëpushim në Gaza në kryeqytetin e Katarit, Doha, me Uashingtonin që...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në përpjekjen e 52-të dhe të fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës para skadimit të afatit kushtetues, pritet që ambasadorë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.