×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermani: Vetëdorëzohet kosovari i dyshuar për vr`asjen e partneres, nënës së tre fëmijëve

    FrontOnline
    14 Prill 2025

    Një kosovar 47-vjeçar i cili dyshohet për vrasjen e partneres së tij 33-vjeçare në Oberhausen, është arrestuar nga autoritetet gjermane. 

    Ai ishte në kërkim që nga e shtuna, teksa ngjarja tragjike ka ndodhur të premten.  Kosovari është paraqitur të dielën në mbrëmje në një stacion policor në Kehl, Baden-Württemberg.

    32-vjeçarja u gjet e pajetë në banesën e saj mbrëmjen e së premtes. Punonjësit e organeve përgjegjëse të qytetit kishin dashur më parë ta takonin atje. Por gruaja nuk e kishte hapur derën, shkruan faz.net. Policia e cila u njoftua më pas e gjeti trupin e pajetë në banesë.

    Një autopsi e bërë pastaj zbuloi një “vdekje të panatyrshme”, thonë në polici. Gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës. Policia dhe prokuroria publike ende nuk kanë dhënë detaje për rrjedhën e ngjarjeve dhe sfondin e krimit, përcjell albinfo.ch. Këto janë pjesë e hetimeve në vazhdim.

    47-vjeçari është paraqitur në një stacion policie në Kehl (Baden-Württemberg) të dielën në mbrëmje dhe u arrestua atje. Vonë, në pasditen e të hënës (14 prill), ai do të sillet para një gjyqtari në Gjykatën e Qarkut të Duisburgut me kërkesë të Prokurorisë Publike të Duisburgut.

    Rasti ka shkaktuar bujë dhe zemërim në të gjithë vendin gjatë fundjavës.

    Rasti tragjik është ende misterioz në shumë aspekt. Sfondi i saktë dhe rrjedha e ngjarjeve janë tani pjesë e hetimit në vazhdim, raporton policia e Essen-it, e cila merr përsipër hetimet në raste të rënda si vrasja për autoritetin relativisht të vogël të policisë së qarkut në Oberhausen.

    Sipas një zëdhënësi të qytetit Oberhausen, punonjësit e zyrës së mirëqenies për të rinjtë ishin larguar me dy fëmijët të premten kur askush nuk u kishte hapur derën. Fëmija më i vogël ishte ende në çerdhe në atë kohë dhe nuk ishte marrë nga nëna.

    Sipas informacioneve të gazetës Bild, partneri i nënës së vrarë dyshohet për sulme të dhunshme edhe më parë.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pati një takim në qytetin e Vlorës me fokus ecurinë e projekteve strategjike në fushën e...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 28 numri i të vdekurve nga shpërthimi masiv që ndodhi të shtunën në një nga portet kryesore të Iranit,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pati një takim me studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Vlorës. Kreu i qeverisë u ndal...
    Lajme27 Prill 2025
    Analisti Shenoll Muharremi ka propozuar dy skenarë opsional për t’i zhbllokuar hapat e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë...
    Lajme27 Prill 2025
    Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka thënë se mënyra si po e trajton VV Kosovën, institucionet dhe qytetarët është “e papërgjegjshme dhe...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Shumica parlamentare është e qëndrueshme pavarësisht tronditjeve në koalicionin VLEN, thotë kryetari i Kuvendit maqedonas, Afrim Gashi, në një intervistë për Radion Evropa...
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Lajme27 Prill 2025
    Në një mesazh përkujtimor me rastin e nderimit të dëshmorëve dhe heronjve të Prelepit, Daut Haradinaj ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.