×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermani kërkesë Serbisë: Rishqyrtojeni projektligjin për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionin e veprave penale

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania i ka kërkuar Serbisë që të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit të veprave penale.

    Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka shpërndarë një postim të Zyrës së Jashtme Gjermane e cila mes tjerash ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia.

    Në X, kjo zyrë ka kërkuar nga Serbia rishqyrtimin e projektligjit të Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionin e veprave penale.

    “I kërkojmë Serbisë të rishqyrtojë. Të dy vendet Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë ASMM”, thuhet në kërkesën e tyre të publikuar në platformën X.

    Sipas Rohdes i cili ka shpërndarë këtë kërkesë, një veprim i tillë i Serbisë përbën shkelje të qartë të obligimeve të Dialogut.

    “Gjermania i kërkon Serbisë të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit të veprave penale pasi kjo do të përbënte shkelje të qartë të obligimeve të Dialogut”, ka shkruar ambasadori.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, u takua me homologen...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar opozitën. Në fakt, Abrashi ka bërë një akuzë...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencë për media me temën “Çfarë u tha në Raportin e Vendit për...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier në Ambasadën e SHBA-së në...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Reperi  Arkimed Lushaj – Stresi, është vetëdorëzuar sot në stacionin policor të Pejës. Lajmin për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është munduar që ta kritikojë dhe ta tallë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku....
    Lajme01 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim këngëtarin shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, në gusht të këtij...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Nesër pasdite Partia Demokratike e Kosovës do ta mbajë Konventën “për Bedri Hamzën kryeministër”. PDK-ja njoftoi se konventa do të mbahet në...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po vazhdon t’ia numëroj dështimet në realizimin e premtive që dha dikur kryeministrit, Albin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.