×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermani: Arrestohet një sirian dyshohet se planifikonte të vri*ste ushtarë

    FrontOnline
    13 Shtator 2024

    Autoritetet gjermane thanë të premten se është arrestuar një ekstremist i dyshuar islamik në lidhje me planifikimin e një sulmi ndaj ushtarëve gjermanë gjatë pushimit të tyre të drekës në Munih. Sipas autoriteteve ai synonte të vriste sa më shumë ushtarë për të shkaktuar një ndjenjë sa më të gjerë pasigurie në mesin e popullatës.

    Sipas prokurorit publik të Munihut, 27-vjeçar sirian është një mbështetës i dyshuar i ideologjisë radikale islamike. Ai tha se i dyshuari bleu dy hanxharë, secili rreth 40 centimetra i gjatë në fillim të këtij muaji dhe dyshohet se kishte planifikuar të sulmonte ushtarët me ta.

    I dyshuari u dërgua para një gjykate të premten pas arrestimit të tij një ditë më parë, tha zyra e prokurorit. Emri i tij nuk u publikua në përputhje me rregullat gjermane për privatësinë.

    Arrestimi pasoi sulmin e 23 gushtit në Solingen që la të vdekur tre persona dhe tetë të plagosur. Një i dyshuar sirian 26-vjeçar është arrestuar në lidhje me sulmin. Ai ishte një strehimkërkues që duhej të deportohej në Bullgari vitin e kaluar, por thuhet se u zhduk për njëfarë kohe dhe iu shmang dëbimit. Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, por pa dhënë prova.

    Dhuna e la Gjermaninë të tronditur dhe e vuri çështjen e imigracionit në krye të agjendës politike të vendit. Në përgjigje, ministria e Brendshme zgjeroi kontrollet e përkohshme kufitare në të nëntë kufijtë e saj këtë javë. Kontrollet pritet te zgjasin gjashtë muaj dhe po kërcënojnë të sprovojnë unitetin evropian./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Në qytetin Los Anxhelos vazhdojnë përpjekjet e ndihmave masive për dhjetëra mijëra banorë që kanë humbur shtëpitë e tyre ose janë evakuuar...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.