Një 26 vjeçar shqiptar (Adhurim. K), i akuzuar për disa vjedhje në Gjermani tani po akuzohet edhe për trafikim me njerëz.
26 vjeçari i lindur në Kamenicë por që jeton tash e sa kohë në Westfalen të Gjermanisë po akuzohet nga institucionet gjermane (policia e Gjykata e Hagenit të Gjermanisë), për vjedhje dhe prostitucion.
Tutje, dyshohet se ish- gruaja e tij (poashtu shqiptare), ka raportuar të jetë shfrytëzuar nga ana e tij për prostitucion.
I akuzuari ka pranuar para Gjykatës në Hagen se e ka detyruar ish- gruan e tij që të zhvishet para kamerave online, në mënyrë që ta shiste atë, transmeton IndeksOnline.
Mësohet se i akuzuari për këtë vepër poashtu ka kryer rolin e shoferit në këtë rast, duke dërguar ish- gruan e tij për të kryer marrëdhënie seksuale tek klientët, për përfitime financiare.
IndeksOnline mëson se i akuzuari ka dalë në fund të muajit shtator të vitit të kaluar para Gjykatës, dhe tani hetimet ende po vazhdojnë.