Policia e Berlinit është përforcuar nga njësitë policore nga e gjithë Gjermania dhe është vendosur në pjesën më të madhe të qyteti për shkak të protestave civile.
Në Bundestag, deputetët po diskutojnë rreth një projekt-ligj që do t’i mundësonte qeverisë gjermane të vendosë kufizime anti-epidemike, pa një procedurë parlamentare, thuhet në raportin e AP.
Megjithëse qeveria ka ndaluar një seri protestash të paralajmëruara para Bundestagut për arsye sigurie, mbledhjet nuk janë ndaluar në pjesë të tjera të kryeqytetit gjerman.
German police fired water cannons at crowds in Berlin protesting coronavirus restrictions. Some demonstrators threw fireworks and flares in response. https://t.co/5VISR39PI1
— AP Europe (@AP_Europe) November 18, 2020
Turma ishte mbledhur tashmë dhe filluan përplasjet me policinë, e cila gjuajti me topa të ujit në drejtim të protestuesve.
Policia tha që protestuesit injoruan paralajmërimet për të vendosur maska dhe për të ruajtur distancën fizike të përcaktuar.
Pas ndërhyrjes me topa uji, policia vrapoi midis protestuesve, ku disa prej tyre i ka arrestuar.
Wir, Kontakteinschränkung um das Virus einzuschränken.
Meanwhile idiots in Berlin:
Corona Party. Gönne es jedem, der keine Maske trägt und nicht den Abstand einhält.Alleine wegen so einem Aufgebot, waren die Einschränkungen für die Katz. https://t.co/d9QaXfNWC0
— Mr. Jackson Undercover (@MrJacksonUnder) November 18, 2020