×
  • Auto
  • Auto

    Gjenerata e re e Fiat Panda do të prezantohet në vitin 2024

    FrontOnline
    07 Korrik 2023

    Edhe pse raporte të shumta kanë sugjeruar se Fiat Panda aktual do të vazhdojë të prodhohet deri në vitin 2026, planet për pasardhësin e këtij modeli veçse janë në lëvizje. Fiat Panda e gjeneratës së ardhshme pritet të prezantohet në vitin 2024 pak a shumë si një “crossover” që synon të kalojë në shitje modelet e përafërta me të.

    Fiat fillimisht tregoi atë që kishte planifikuar për të ardhmen e modelit me makinën koncept Centoventi që u zbulua në Geneva Motor Show në vitin 2019. Ajo veturë thuhej se ndante bazën e saj me 600e të lëshuar së fundmi dhe është një nga tre “crossover-ët” të cilat marka italiane po planifikon të prodhojë deri në vitin 2027.

    “Kemi hapësirë për prodhimin edhe të një veture tjetër të segmentit B në kategorinë esenciale”, deklaroi Olivier Francois, shefi i Fiat. “Është e qartë, ajo hapësirë mund të strehojë një produkt tjetër”, vazhdoi tutje ai, shkruan Car Scoops.

    Kjo sugjeron se përderisa Fiat 600e do të ketë stil dhe përmbajtje për ta bërë veturë të pëlqyer nga blerësit e tregut të lartë, Panda e gjeneratës së re do të synojë të arrijë klientët të cilët nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë, që kërkojnë diçka të “thjeshtë” dhe të “mençur”.

    Përveç tërheqjes për blerësit evropianë, vetura në ardhje pritet që gjithashtu të tregtohet në pjesë të tjera të botës, veçanërisht në Amerikën Latine, tregu më i madh i Fiat-it për nga vëllimi i shitjeve.

    Atë që Fiat e ka planifikuar për gjeneratën e ardhshme të Panda-s do ta mësojmë kur ajo veturë do të prezantohet, e që mund të jetë 11 korriku i vitit 2024 – datë kjo e cila përkon me 125 vjetorin e prodhuesit italian të veturave./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto25 Dhjetor 2024
    Divizioni i ri i motorëve dhe ndërruesit i krijuar nga Renault dhe Geely u quajt thjesht Kali. Një risi interesante vjen nga...
    Auto24 Dhjetor 2024
    Kur Ferrari 250 LM fitoi garën Le Mans në 1965, ishte fundi i epokës. Pasi shënoi nëntë fitore në garën prestigjioze 24-orëshe,...
    Auto23 Dhjetor 2024
    Me kërkesën mbi ofertën, tregu i veturave klasike është “ringjallur” viteve të fundit. Kjo është arsyeja pse një Edsels është shitur për...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çedomir Aksiq për krime lufte në periudhën janar-maj 1999...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të territ. Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, teksa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti, ku dyshohet se ata kanë goditur...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për FrontOnline, ka komentuar mbi situatën me mbledhjen e tatimit në pronë, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës po prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor. Sipas të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.