Ingolstadt ka konfirmuar se gjenerata e ardhshme e modelit supersport R8 të Audi nuk do të fuqizohet nga një motor me djegie të brendshme.
Askush nuk është i befasuar nga vendimi i fundit i Audi, sepse kompania gjermane e makinave ka disa vite që përmend se gjenerata e ardhshme e modelit supersport R8 do të fuqizohet vetëm nga motorë elektrikë dhe një version hibrid (të cilin Porsche tashmë po e përgatit për 911. ) nuk është një opsion.
Ende nuk është bërë e ditur se kur do ta shohë dritën e diellit R8 elektrik, por dihet se deri në vitin 2025 Audi do të ketë të paktën 20 modele në ofertën globale që do të ushqehen vetëm me energji elektrike.
Prodhimi i motorit me djegie të brendshme do të zgjasë më së voni deri në vitin 2033 dhe të gjitha modelet e reja të Audi që do të prezantohen nga viti 2026 do të mundësohen vetëm me energji elektrike.
Me modelin konceptual PB18 e-tron të prezantuar më parë, Audi ka treguar se si mund të duket në thelb një gjeneratë e tretë R8./FrontOnline/