×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenerali Wesley Clark: Jam krenar për popullin e Kosovës, i cili luftoi për lirinë e tij nga shtypja

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    22 vjet më parë, NATO filloi një fushatë ajrore kundër ish-ushtrisë dhe policisë Jugosllave. Për 78 ditë NATO sulmoi federatën e atëhershme Jugosllave për t’i dhënë fund spastrimit etnik që Sllobodan Millosheviçi po e bënte duke përdorur të gjithë arsenalin e tij ushtarak kundër shqiptarëve të Kosovës. Fushata e aleancës së NATO-s u drejtua nga gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark. Në këtë përvjetor, fotot e liderëve të atëhershëm perëndimorë u bënë virale në mediat sociale në Kosovë. Dhe fotografia e gjeneralit Clark u ilustrua gjithashtu si një shenjë mirënjohje për kontributin e tij në lirinë e Kosovës.

    Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress gjenerali Clark ka thënë se është krenar për popullin e Kosovës i cili luftoi për lirinë e tij dhe këmbënguli për të krijuar qeveri demokratike.

    Ai ka rrëfyer edhe nismën e fushatës së NATO-s për të ndërhyrë në luftën që Serbia po bënte në Kosovë. Clark foli edhe se a është e mundur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar edhe se Serbia duhet t’a ndihmojë popullin e tyre që të kalojë nacionalizimin e vjetër.

    Gjatë intervistës me shkrim dhënë për KosovaPress, Clark u pyet edhe rreth pengesave që Rusia mund t’iu bëjë përpjekjeve perëndimore për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës-Serbisë.

    KosovaPress: Zoti gjeneral, sot 22 vjet më parë ju drejtuat fushatën ajrore të NATO-s kundër ushtrisë jugosllave për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës. Në qershor 1999, Kosova fitoi lirinë e saj, dhe emri juaj mbetet në kujtesën e popullit të Kosovës si një hero i lirisë. Ju lutemi na tregoni pikëpamjet tuaja mbi Kosovën sot. Ju lutemi na tregoni se si ndiheni sot?

    Gjeneral Clark:Unë jam krenar për popullin e Kosovës, i cili luftoi për lirinë e tij nga shtypja dhe ka këmbëngulur për të krijuar një qeveri demokratike.

    Kosovapress: Sot, të gjithë njerëzit e Kosovës po përdorin imazhin tuaj në shenjë falënderimi për ju, kështu që, në kujtim të fillimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër ushtrisë jugosllave, kjo ngjarje po ilustrohet me foton tuaj, ndërsa emri juaj në Kosovë tani është sinonim i heroit, shumë fëmijë mbajnë emrin tuaj, kurse ka edhe emra rrugësh, etj. A ndiheni krenarë?

    Gjeneral Clark: Po, unë jam shumë i kënaqur për mbështetjen nga populli i Kosovës. Por unë gjithashtu e pranoj që shumë njerëz të tjerë, si amerikanë, ashtu edhe NATO, dhe veçanërisht kosovarë, sakrifikuan kaq shumë.

    KosovaPress: Nëse mund të ndani me ne ndjenjën që keni pasur në fillim të fushatës? Pra, momenti i urdhrit për fillimin e saj?

    Gjeneral Clark: Ndjeva se ky ishte veprimi i duhur, një veprim të cilin Sllobodan Millosheviçi dhe politikat e tij e bënë të pashmangshëm. Unë kisha besim se do të ngadhënjenim, por në atë moment nuk mund ta parashikonim rezultatin përfundimtar – gjithçka që kërkuam ishte që spastrimi etnik të ndalej dhe paqeruajtësit e NATO-s të mund të hyjnë për të mbrojtur popullsinë. Ndërsa fushata vazhdoi, u bë e qartë se të gjitha forcat serbe do të duhej të largoheshin.

    KosovaPress: A e besonit që projekti perëndimor për Kosovën do të ishte kaq i suksesshëm?

    Gjeneral Clark: Ka pasur sukses përtej pritjeve. Gjithmonë kam besuar se njerëzit duhet të jenë në gjendje të jetojnë së bashku në paqe dhe kjo forcë duhet të përdoret vetëm si një opsion i fundit. Megjithatë, rajoni është ende i kapur midis forcave të mëdha gjeopolitike. Shpresa ime është që marrëdhëniet të normalizohen në të gjithë rajonin.

    KosovaPress: Në vitin 2008 Kosova u bë shtet i pavarur, por që atëherë subjektiviteti i saj ndërkombëtar mbetet i brishtë. Nga këndvështrimi juaj, çfarë nuk po shkon si duhet, mungesa e përvojës diplomatike të Kosovës, ndryshimi i udhëheqjes perëndimore (i brezit tuaj), apo mendoni se ka faktorë të tjerë?

    Gjeneral Clark:Unë besoj se çelësi i zhvillimit politik në Kosovë është zhvillimi i barabartë ekonomik, arsimi, bujqësia, biznesi dhe tregtia, të gjitha duhet të jenë normale me vendet fqinje, kjo do të kërkojë mbështetje të vazhdueshme diplomatike ndërkombëtare, dhe pastaj populli i Kosovës duhet të presin që qeveria e tyre të zhvillojë rrjetin e duhur të sigurisë për të mundësuar progres të vazhdueshëm.

    KosovaPress: Në kohën kur ju luajtët një rol vendimtar në çështjen e Kosovës, udhëheqësit perëndimorë ishin shumë të unifikuar në çështjen e Kosovës, por kohët e fundit ka pasur dallime midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian (sidomos gjatë administrimit të Presidentit Trump). Dallimet në lidhje me formatin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ulën marrëdhëniet SHBA-BE në pikën e tyre më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore. Çfarë mendoni, ku ishte problemi këtu?

    Gjeneral Clark:Me një administratë të re amerikane, unë besoj se problemet e katër viteve të fundit mund të kapërcehen në masë të madhe.

    KosovaPress: Si person me përvojë në problemet shqiptaro-serbe, a mendoni se është e mundur një marrëveshje midis palëve?

    Gjeneral Clark: Po, një marrëveshje është e mundur, dhe një marrëveshje e tillë është në interes të të dy palëve. Udhëheqësit e qeverisë në Serbi duhet të ndihmojnë popullin e tyre të kalojë nacionalizmit e vjetër dhe grindjet e së kaluarës.

    KosovaPress: Dua t’ju pyes për mundësinë e pengesave që Rusia mund t’u bëjë përpjekjeve perëndimore për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e saj me Serbinë, a mendoni se ajo mund të luajë një rol negativ në përfitim të interesave të saj në rajonet separatiste të Gjeorgjisë dhe Ukrainës?

    Gjeneral Clark: Edhe pse nuk jam më në shërbimin publik, duket se Rusia po e përdor Serbinë për të krijuar vështirësi në Evropën Juglindore. Ata duhet të pranojnë që krijimi i këtyre vështirësive nuk është në interesin e tyre.

    KosovaPress: Në fillim thashë që ju vazhdoni të jeni hero në kujtesën e popullit të Kosovës, nga kjo pozitë ju lutem na tregoni si e shihni Kosovën për shembull në 5 vitet e ardhshme?

    Gjeneral Clark:Unë besoj se administrata e re e SHBA do të përpiqet të promovojë pajtim dhe harmonin më të madhe në Ballkan, të gjitha në të mirë të Kosovës. Kosova do të vazhdojë të japë një shembull si një komb dhe si njerëz demokratikë që janë të orientuar drejt perëndimit. Dhe në luftën e vazhdueshme të demokracisë kundër autoritarizmit, shembulli i Kosovës do të jetë shumë i fuqishëm.

    Wesley Clark është një gjeneral amerikan në pension i cili tashmë është një emër në historinë e luftës humanitare. Ai udhëhoqi bombardimet e NATO-s ndaj njësive ushtarake dhe policore Jugosllave, gjë që rezultoi me kapitullimin e ish-diktatorit, Sllobodan Millosheviç, i cili u detyrua të nënshkruajë një marrëveshje teknike ushtarake në Kumanovë për të lejuar paqeruajtësit e NATO-s të hynin në Kosovë. Gjenerali Clark konsiderohet si hero nga populli i Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti është duke qëndruar në Francë, ku edhe ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të “IESEG School of Menagement” në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për Marko Dantiq, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar ndaj opozitës dhe Gjykatës Kushtetuese për çmimet e larta, duke thënë se sikur Ligji për Çmimet Tavan të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.