×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenerali kryesor amerikan për Evropë flet për rritje të forcave të përhershme në Kosovë: Shpresoj të kemi marrëveshje shumë shpejt

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Një prej gjeneralëve kryesorë amerikanë, Christopher Cavoli, duke raportuar para Senatit amerikan për forcat amerikane dhe për situatën e sigurisë nëpër vendet ku ato janë të dislokuara, ka përmendur edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, si dy vendet që vazhdojnë të kenë ende shqetësime të sigurisë dhe stabilitetit, shkruan Gazeta Express.

    Cavoli ka treguar numrin e përgjithshëm të trupave të KFOR-it në Kosovë, ku SHBA-ja kontribuon me rreth 600 ushtarë, dhe gjithashtu ka përmendur disa prej shteteve që japin kontribut më të lartë në KFOR sa i përket numrit të ushtarëve, sikurse Italia.

    Ai ka thënë se SHBA ka dislokuar forca rezerve për t’u marrë me tensionet e rritura në vitin e fundit në Kosovë, derisa ka treguar se synojnë zgjerimin e numrit të përhershëm të forcave në Kosovë, për të liruar trupat rezervë.

    Gjenerali amerikan ka shtuar se pret të arrihet marrëveshje për këtë shumë shpejt.

    Sa i përket dislokimit të trupave rezervë në Kosovë, ai ka përmendur Turqinë, Hungarinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italia, duke i cilësuar si mjaft të përgjegjshme sa i përket forcave rezervë./GazetaExpress/

     

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Në përvjetorin e Betejës së Koshares, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për rrugën e vështirësisë së...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e pakrahasueshme, dhe këtë ajo përmend...
    Lajme09 Prill 2025
    Kosharja, vendi ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar dhe u shkrua një nga faqet më të lavdishme të luftës së UÇK-së, sot kujtohet...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Besimi i ndërsjellë, koordinimi dhe bashkëpunimi, si dhe përparimi në dialogun me Serbinë janë disa nga pritjet e Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme09 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, për FrontOnline ka folur pas mbledhjes së përfaqësuesve politikë që patën takim me...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Koshares, duke thënë se ishte një akt i pastër besimi se për liri,...
    Lajme09 Prill 2025
    Tarifat e reja ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fuqi më 9 prill. Masat tregtare janë në...
    Lajme09 Prill 2025
    Pas takimit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësuesit e partive politike në vend, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arber Rexhaj,...
    Lajme09 Prill 2025
    Sot shënohet 26-vjetori nga Beteja e Koshares. Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.