Komuna e Shtimes ka ngritur nivelin e parë për mobilizim dhe gatishmëri emergjente, pas reshjeve të shiut.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim të kësaj komune.
“Për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet dhe përmbytjet në komunën e Shtimes gjatë ditës së djeshme dhe sot, në orët e hershme të mëngjesit, kryetari i Komunës, Naim Ismajli ka ngritur Nivelin e Parë për Mobilizim dhe Gatishmërinë Emergjente.
Situatë më e rëndë paraqitet në fshatrat e rrafshit të komunës së Shtimes siç janë: Rashinca, Gjyrkoci, Vojnoci etj”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, Njësiti i Zjarrfikësve dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike si dhe kompania e kontraktuar për mirëmbajtje nga Komuna janë në teren duke menaxhuar gjendjen e krijuar pas të reshurave.
https://www.facebook.com/officialKomunaShtime/posts/3565990156859751