×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjendje e rëndë në Zvicër, mbushen të gjithë shtretërit e kujdesit intensiv

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    900 shtretër të kujdesit intensiv të certifikuar janë praktikisht të gjithë të zënë, ka thënë Stettbacher ndërsa 242 shtretër rezervë janë ende të lirë.

    Në më shumë se një të tretën e kantoneve, njësitë e kujdesit intensiv janë në kufijtë e kapaciteteve të tyre, shkruan srf.ch. Kështu ka deklaruar Andreas Stettbacher, delegat i Këshillit Federal për shërbimin e koordinuar mjekësor (KSD), të martën në shtëpinë federale të mediave në Bernë.

    900 shtretër të kujdesit intensiv të certifikuar janë praktikisht të gjithë të zënë, ka thënë Stettbacher. Ndërkaq 242 shtretër rezervë janë ende të lirë. “Këta shtretër rezervë mund të përdoren – dhe kjo rezervë, në rast nevoje, mund të zgjerohet përsëri në 1.400 shtretër.”

    Rreth 60 për qind e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv janë pacientë me Covid 19. Dërgimi i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është ende në rritje. Pacientët nga rajonet më të prekura po transferohen gjithnjë e më shumë në rajone të tjera, përcjell albinfo.ch. Por, me rënien e numrit të rasteve, që është konstatuar ditëve të fundit, numri i shtrimeve në spital pritet do të ulet brenda rreth dy javëve që vijnë.

    “Shërbimi i koordinuar mjekësor, shoqata e spitaleve H +, konferenca e drejtorëve shëndetësorë dhe Shoqata Zvicerane për Mjekësinë e Kujdesit Intensiv përsëri u bëjnë thirrje kantoneve për të lëvizur pacientët në njësitë e kujdesit intensiv kur kapaciteti është mbi 80 për qind” u shpreh Stettbacher. Po ashtu, heqja dorë nga operimet jo urgjente mund të shtohet apaciteti i shtretërve

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Parfumet, pijet alkoolike dhe shishet do të lejohen përsëri në çanta dhe mini-valixhe, ato që na shoqërojnë deri në sedilje, duke përfunduar...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Eksportuesit e çelikut në BE përballen me një tarifë “katastrofike” të vendosur nga Trump – dy herë më e lartë se ajo...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Biznesmeni jugafrikan Errol Musk, babai i miliarderit Elon Musk, ka vizituar këtë javë Bosnjën për të vlerësuar potencialin e saj si një...
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur e VV’së, Fitore Pacolli, ka thënë se burri i saj Ilir Dalipi nuk i ka përfituar 52 mijë euro....
    Lajme24 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič, me rastin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta sot në mëngjes në Spitalin Rajonal të Prizrenit, çka ka alarmuar autoritetet hetimore....
    Lajme24 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se pritjet për të hyrë në Kosovë po zgjain deri në një orë. Më të ngarkuarat,...
    Lajme24 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë arritur ta arrestojnë një person i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.