Bosnjë-Hercegovina po vazhdon të goditet rëndë nga Coronavirusi.
Të mërkurën, ky vend ka raportuar numrin më të madh të rasteve pozitive dhe të vdekjeve si pasojë e COVID-19.
1.586 raste pozitive janë raportuar si dhe 36 vdekje.
Sipas Klix.ba, testet pozitive kanë dal nga 3.757 mostra.
Deri më tash, në Bosnjë janë shënuar mbi 43 mijë raste pozitive dhe 1.125 vdekje.