×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjendja e jashtëzakonshme vendoset në këtë vend evropian

    FrontOnline
    04 Nëntor 2020

    Hungaria rivendosi gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Viktor Orban në një video të postuar në faqen e tij në Facebook.Vendi do të mbyllë klubet e natës dhe do të vendosë një shtetrrethim gjatë natës për të frenuar përhapjen e infeksioneve të koronavirusit, tha Orban.

    Kryeministri tha se qeveria do të ushtrojë një kontroll më të rreptë në vendet e argëtimit, të tilla si kinematë, teatrot dhe eventet sportive, për t’u siguruar që audienca të ndjekë masat e parashikuara për distancimin shoqëror dhe mbajtjen e maskave.

    Nëse këto protokolle nuk ndiqen, policia ka autoritet të ndërhyjë, të gjobisë dhe madje të mbyllë vendet nëse është e nevojshme.Qeveria gjithashtu do të “rrisë frekuencën e transportit publik në mëngjes dhe gjatë orës së pikut të mesditës” për të shmangur mbipopullimin, shtoi Orban.

    Këto masa vijnë ndërsa numrat e rasteve ditore në Hungari vazhdojnë të rriten, duke e lënë qeverinë të shqetësuar për tejkalimin e kapaciteteve të spitaleve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    I riu shqiptar që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij, është dënuar nga një gjykatë angleze. Bëhet fjalë...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute e punëtorëve të kualifikuar, u tha në një...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Irani dhe Arabia Saudite kanë qenë rivalë të përbetuar për dekada të tëra, duke u përpjekur që të udhëheqin degët konkurruese të...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi. Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se mbrëmë është mbrojtur shteti i Kosovës nga lojtarët në Bukuresht, ndërsa tha se dënon...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Analisti Blerim Latifi ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi vëllai i Fitore Pacollit, mori grant 100 mijë euro nga ministria e drejtuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.