×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet trupi i ushtarit amerikan të zhdukur në Lituani

    FrontOnline
    01 Prill 2025

    Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur pranë Pabrades, në Lituani, bëri të ditur Ushtria amerikane përmes një deklarate më 1 prill.

    Operacionet e kërkim-shpëtimit, të mbështetura nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe teknologjia e avancuar, zgjatën për disa ditë pasi një automjet ushtarak me katër ushtarë amerikanë u fundos në një zonë moçalore më 25 mars.

    Trupat e tre ushtarëve amerikanë si dhe automjeti i tyre i blinduar M88A2 Hercules, u gjetën një ditë më parë.

    “Kjo javë ka qenë shkatërruese. Sot, zemrat tona mbajnë peshën e një dhimbjeje të padurueshme me humbjen e ushtarit tonë”, tha gjeneralmajor Christopher Norrie.

    Qindra ushtarë të Divizionit të tretë të Këmbësorisë, së bashku me zhytës të Marinës amerikane, Forcat e Armatosura të Lituanisë, inxhinierë polakë, policinë ushtarake të Estonisë, agjenci civile shumëkombëshe dhe ekspertë teknikë nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane morën pjesë në operacionin e kërkimit.

    Emrat e ushtarëve të vdekur nuk janë bërë publikë deri në njoftimin zyrtar të familjarëve.

    Hetimet kanë nisur mbi këtë tragjedi. Autoritetet po shqyrtojnë rrethanat që çuan në incident, përfshirë terrenin, kushtet atmosferike dhe gjendjen e automjetit.

    Zhdukja e automjetit dhe e ushtarëve nxiti një operacion të gjerë ndërkombëtar shpëtimi, dhe gjeneralmajor Curtis Taylor, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në këtë operacion.

    “Nuk mund t’i falënderojmë aq sa duhet aleatët dhe kolegët tanë, veçanërisht lituanezët, të cilët nuk kursyen asnjë burim për të mbështetur këtë mision”, tha ai. “Së bashku, e mbajtëm premtimin për të mos lënë kurrë pas një ushtar të rënë”.

    Lituania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është mikpritës i më shumë se 1.000 trupa amerikane që janë të stacionuar në këtë shtet baltik në baza rotative./REL

    Nga Rubrika
    Lajme04 Prill 2025
    Një përplasje mes dy të rinjve në fshatin Dubravë të Ferizajt ka përfunduar me kërcënim me armë zjarri dhe ndërhyrje të njësisë...
    Lajme04 Prill 2025
    Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje kalimtare shiu. Era do të fryjë...
    Lajme04 Prill 2025
    Eksperti i ekonomisë nga Shqipëria, Adrian Civici thotë se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, më shumë janë sipërfaqësore sesa...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, ka vizituar sot Banjallukën në Bosnje dhe Hercegovinë. Luhrmann tha se gjatë...
    Lajme04 Prill 2025
    Një prej gjeneralëve kryesorë amerikanë, Christopher Cavoli, duke raportuar para Senatit amerikan për forcat amerikane dhe për situatën e sigurisë nëpër vendet...
    Vip04 Prill 2025
    Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, Egli dhe Gjesti kanë pasur një moment argëtues mes njëri-tjetrit. Banori nga Kosova nuk po...
    Lajme04 Prill 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati për GazetaDemos ka ndarë një moment të fortë gjatë qëndrimit të...
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Tiranë më 8 prill. KlanTV ka publikuar...
    Lajme04 Prill 2025
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka ftuar mediat në takim, për të diskutuar çështjen e tarifave. Në një njoftim zyrtar, ZRrE-ja...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.