Një person është gjetur pa shenja jete në Shtime, të martën rreth orës 6 e 45.
Sipas policisë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e kishte gjetur viktimën mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që me kërkesë të familjes trupi i pajetë t’i dorëzohet familjes për ceremoni varrimi.