Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Komoran.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë
Vdekja e viktimës sipas raportit të policisë cilësohet e dyshimtë , ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
Komoran, Gllogoc 30.03.2021-07:33. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetë dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë .Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.