Një mashkull është gjetur pa shenja jete dje në Podujevë në orët e pasdites.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.
“Fsh. Lladofc, Podujevë 11.11.2022-18:27 Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, bën të ditur Policia./Front Online