Një person është gjetur pa shenja jete sot në qytetin e Pejës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot, më datë 13.06.2024, rreth orës 10:10, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Vëllezërit Kastrati’ në Pejë, njësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova.
Ai shtoi se me vendim të prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”.
Ndryshe, Telegrafi nga burime mëson se viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje dhe se i njëjti është rreth 60 vjeç.