Policia njofton për gjetjen e një burri pa shenja jete gjatë ditës së marte në Podujevë.
Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”.
Në Podujevë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull, i njëjti është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.