Një burrë është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Gjakovë të shtunën, 17 gusht.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.