Një burrë ka njoftuar policinë se ka gjetur një trup të pajetë në një fabrikë në Podujevë.
Sipas policisë, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, dhe më pas është dërguar për IML për obduksion.
“Podujevë 03.01.2023-10:18. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një fabrikë është një trup i pa jetë. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.