Një person ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të pashpërthyer në Rahovec të mërkurën rreth orës 15 e 30.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka vërejtur një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore kompetente për procedurat e parapara lidhur me rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Front Online