Reperi i njohur amerikan Coolio ka ndërruar jetë herët në mëngjes në moshën 59-vjeçare. Siç raportojnë mediat botërore, menaxheri i tij për një kohë të gjatë Jarez Posey ka bërë të ditur se Coolio është gjetur pa ndjenja në dyshemenë e banjës në shtëpinë e mikut të tij në Los Angeles.
Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes së muzikantit të njohur.
Megjithatë, Posey tha për portalin amerikan TMZ se ekipi i urgjencës që ka dalë në vendngjarje ka thënë se ai ka vdekur me shumë gjasa nga një atak në zemër.
Coolio filloi të merrej me muzikë në vitet ’80 të shekullit të kaluar, por famën e fitoi në vitet ’90, kur publikoi hitin më të madh “Gangsta’s Paradise” në vitin 1995.
Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey, fitoi një çmim Grammy për këngën “Gangsta’s Paradise”, e cila është në fakt kolona zanore e “Dangerous Minds” me aktorin Michelle Pfeiffer./FrontOnline/