Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në ora 16:20.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për FRONT ONLINE zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova.
“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëher njesiti policor ka shkuar ne lokacion”, ka deklaruar ai për Front Online.
Tutje, ai ka thënë se policia do ofrojë detaje të tjera, pas përfundimit të procedurave të nevojshme.
Ndryshe, Express ka mësuar se personi në fjalë dyshohet se ka kryer vetëvrasje.